Denoncimi/ KMSH shkarkon Ylli Gurrën, por shantazhohet Skënder Bruçaj

Një denoncim ka mbërritur në Tpz.al, ku thuhet se Komuniteti Mysliman Shqiptar ka marrë vendim për të shkarkuar nga detyra, Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra. Ky i fundit njihet për mbështetjen e linjës së Erdogan dhe qeverisë Rama.

Shkarkimi i tij vjen si pasojë e daljeve në media të Gurrës, pa lejen e kryetarit Skënder Bruçaj. Në fakt distanca mes tyre u pa edhe tek një ceremoni e zhvilluar pak ditë tek Vila e ish diktatorit Enver Hoxha, tek ish Blloku. Në atë ceremoni, kryeministri Rama u dha medalje falenderimi të gjithë kryetarëve të feve në vendin tonë. Por në vend që këtë medalje ta merrte kryetari i Komunitetit Skënder Bruçaj i cili ishte prezent, Rama ia dha Myftiut të Tiranës, Ylli Gurrës.

Denoncimi vijon më tej, pasi për shkak të këtij vendimi, është shantazhuar kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit e ka kërcënuar Bruçajn, me pezullim të lejes së godinës për Universitetin Beder, që ndodhet në Sauk.

Fill pas këtij presioni, Bruçaj është tërhequr.

Marrëdhënia e Erdogan me Ramën është tepër e ngushtë. Presidenti i Turqisë i ka kërkuar prej kohësh Ramës, që të shkarkoj Skënder Bruçajn, pasi ka lidhje me lëvizjen e Fetullah Gylen. Por zgjedhja, emërimi apo edhe shkarkimi i Kryetarit është vetëm kompetencë e anëtarëve të KMSH-së./TPZ.AL/

More in KRYESORE, LAJME
“Nuk jemi njësoj!”, Spaho i përgjigjet Ramës: E vërtetë!

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi përmes një postimi në rrjetet sociale se do të flasë ditën e mërkurë në orën 11:00...

Close