PD publikon videon: Vëllai i Xhafajt vazhdon trafikun e drogës

Eksponentë të Partisë Demokratike, kanë dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, për të denoncuar sërish vëllain  e Ministrit të Brendshëm, si trafikant droge. Sipas PD-së, Fatmir Xhafaj ka ndihmuar vëllain duke mos lejuar ekstradimin e tij apo vuajtjen e dënimit në Shqipëri. PD gjithashtu pretendon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit, vazhdon trafikun e drogës dhe për ta provuar këtë gjë, ka publikuar një video.

“Janë tre fakte të rëndësishme se si Fatmir Xhafaj shkeli ligjin duke penguar çdo vepri per ekstradimin e vëllait.

1. Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin, nuk bën asnjë ditë burg, sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësitë ligjore të Ministrit të Brendshëm, për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt, për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri dhe për arrestimin dhe burgosjen e tij.

2. Fatmir Xhafaj nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve fallsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj.

Fallsikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri dhe Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj për trafik ndërkombëtar droge, nuk bën asnjë ditë burg.

3. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe Agron Xhafajt. Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën, automatikisht, subjekt të ligjit vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas PD-së, Agron Xhafaj vazhdon ende trafikun e drogës.

“Vëllai i ministrit nuk bën jetë normale. Ai është një nga bosët e rëndësishëm, të drogës. Materiali audio,  tregon se Agron Xhafaj e kryente aktivitetin e trafikut të drogës, edhe kur vëllai ishte bërë ministër i brendshëm.”

/TPZ.AL/ 

VIDEO: 

More in KRYESORE, LAJME
Presidenti Meta reagon pas vendimit për Tahirin: Drejtësia të…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot per ceshtjen Tahiri, pyetur nga mediat per vendimin e dhene nga gjykata per arrest...

Close