Bombë në oborrin e shtëpisë, kush është ministri që u sulmua mëngjesin e sotëm

Shtëpia e Ministrit grek të Shtetit Alekos Flambouraris në Strefi Hill në Athinë u bë  edhe një herë objektivi i një sulmi me bombë molotov në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, në orën 3:30.

Një grup të rinjsh sulmuan një patrullë policie të vendosur në jashtë shtëpisë së ministrit, duke u hedhur gurë, shishe si dhe bombë molotovi, duke shkaktuar dëme në tre makina të parkuara.

Gjysmë ore më vonë, pati një tjetër sulm nga të rinjtë kundër një patrulle policie të vendosur jashtë zyrave të partisë PASOK në rrugën Harilaou Trikoupi, gjë që nuk rezultoi me lëndime apo dëmtime.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë arrestim.

Të ngjashme

More in BALLKAN, LAJME
Pas pezullimit nga Arta Marku, reagon Rovena Gashi

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ka pezulluar nga detyra sot prokuroren Rovena Gashi dhe bashkëshortin e saj, prokurorin Dritan Gina...

Close