Kujt i shërbeu ky show?! Leli i Vlorës shpenzoi miliona lekë nga taksat tona

Bashkia e Vlorës shpenzoi plot 30 milionë lekë për spektaklin e çeljes së sezonit turistik. Spektakli është zhvilluar mbrëmjen e së premtes, ndërsa kryetari Dritan Leli nuk është kursyer për këtë show, pasi pjesëmarrës  ishin edhe disa nga ministrat e kabinetit qeveritar.

Leli është treguar i kujdesshëm, që të bëj 5 tendera për këtë festival që u zhvilluar në qendër të Vlorës. Tpz.al ka siguruar të gjitha dokumentat e tenderave, ku 5 milionë lekë ka akorduar për fishekzjarre, 8 milionë për led wall, 6 milionë për skenën, 8 milionë për ndriçimin e skenës dhe 5.5 milionë për foninë.

Përveç atmosferës së krijuar, Bashkia e Vlorës nuk ka bërë publike shpenzimet për këngëtarët që merrnin pjesë, që nga Alban Skënderaj, NRG Band, Dj Aldo etj. Milionat e shpenzuara, kurrësesi nuk mund të përmirësojnë imazhin turizmit në qytetin e Vlorës. Nisur edhe nga shuma, fare mirë këto para mund të përdoreshin për mallra apo shërbime në qytetin e Vlorës. Kujtojmë se vetëm një pjesë e qytetit është e rregulluar, ndërsa pjesa tjetër është ende me ujëra të zeza, apo me kanalizime të pambaruara. Megjithëse jemi në prag të sezonit turistik, Vlora duket ende e papërgatitur për diçka të tillë. Por, kryetari Leli është kujdesur vetëm për ceremoninë. Vlora nuk ka nevojë për hapje apo mbyllje sezoni, por duhet një ndërhyrje reale në sektorin e turizmit, që nga shërbimet e deri tek infrastruktura.

Por kujt i shërbeu i gjithë ky spektakël pirroteknik me muzikë?

Drita Leli është një nga kryebashkiakët të cilët rrezikon të rikandidohet nën siglën e Partisë Socialiste. I vetmi investim i dukshëm në qytetin e Vlorës, është Lungomare, një investim i qeverisë për të cilën meritën e ka marrë kryeministri Edi Rama.

Ky show në fakt i shërbeu Lelit për të argëtuar qytetarët dhe për të shfaqur para kryeministrit, mbështetjen që ai gëzon në qytetin e Vlorës. Burime për Tpz.al bëjnë me dije se Leli kishte ftuar edhe kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit nuk e ka marrë mundimin që të jetë pjesëmarrës në këtë festival shumëngjyrësh. Madje as deputetë e Vlorës nuk ishin që të gjithë prezentë. Të vetmit që merrnin pjesë ishin Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi.

Pothuajse pas 1 viti, vijnë zgjedhjet e ardhshme lokale. Gjatë këtyre  viteve në krye të Bashkisë, vështirë është të gjesh një punë të madhe publike, një investim të rëndësishëm apo një shërbim të mirë në qytetin e Vlorës. Këtë vakum, Leli tentoi ta mbushte me një koncert për vlonjatët e papunë./TPZ.AL/

Më poshtë dokumentat e tenderave:

More in KRYESORE, LAJME
PAOK-AEK, ndeshja më e çuditshme në historinë e futbollit

PAOK ka fituar sot Kupën e Greqisë duke mundur në finale AEK-unë, në një ndeshje që do të kujtohet si...

Close