Shpend Ahmeti zgjidhet kryetar i Partisë Socialdemokrate, cilët janë udhëheqësit e tjerë

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate zgjodhi me shumicë votash kryetarin e saj Shpend Ahmeti, nënkryetarin Visar Ymeri dhe sekretaren e përgjithshme Aida Dërguti.

Deputeti Dardan Molliqaj nëpërmjet rrjetit social “Facebook” njofton se në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se në mbledhje u mor vendimi që PSD-ja të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN-in para zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Ndërkohë në Facebook, Fisnik Ismaili ka publikuar logon e partisë si dhe i ka uruar punë të mbarë Shpend Ahmetit.

“PSD. Eh… Kjo është logo e plotë. Shpend, të priftë e mbara!”, ka shkruar Ismaili.

PSD-ja është udhëhequr deri më tani nga Kaqusha Jashari.

More in BALLKAN, LAJME
Putin zbret nga vendi i parë, ‘Forbes’: Ja 10 njerëzit më të fuqishëm në botë

Revista ekonomike amerikane “Forbes” ka publikuar listën me 10 njerëzit më të fuqishëm në botë për vitin 2018. Në listën...

Close