Grushti i shtetit në Turqi, Prokuroria kërkon dënime rekord për organizatorët

Një prokuror turk kërkoi sot disa qindra dënime me burg të përjetshëm ndaj organizatorëve të dyshuar të përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, raportuan mediat turke.

Agjencia turke e lajmeve, Anadoly Agency nuk saktësoi numrin e personave të shënjestruar nga kjo masë si pjesë e kërkesës së prokurorit, por në mes tyre renditen Akin Ozturk, një ish-komandat i Forcave Ajrore, Mehmet Disli vëllai i një personaliteti me peshë të partisë AKP në pushtet dhe Ali Yazici një ish-ndihmës i kampit ushtarak të presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Në total, 224 persona janë nën hetim në kuadër të këtij procesi gjyqësor që zë një vend kryesor në mesin e qindra procedurave gjyqësore të hapura pas gushtit të dështuar të shtetit.

Të ngjashme

More in BALLKAN, LAJME
“Nëse e gjej, do ta vras me duart e mia”, “humba burrin, tani vajza…”, flasin familjarët e shqiptarëve që vdiqën në Greqi

Dy shqiptarë kane mbetur te vdekur ne vend, pasi mjetet me te cilin udhetonin u perplasen nga nje trajler, drejtuar...

Close