Erion Braçe shkel ligjin, nuk thërret për raportim Koçin e AMF-së

Tpz.al ka denoncuar një seri shkeljesh të Kryetari të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Koçi. Që nga tenderat për blerjen e një makine prej 95 milionë lekësh, arredimi i zyrës me një vlerë prej 61 milion lekësh e deri tek konkursi fiktiv për punësimin e bashkëshortes.

Për të gjitha këto shkelje, Ervin Koçi nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Madje nuk ka raportuar as në Komisionin e Ekonomisë, një detyrim ligjor ky për ecurin institucionale të AMF-së.

Në fillim të muajit janar, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, u vendos që brenda muajit mars 2018, plot 27 institucione do të raportonin në Komisione, për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2017. Do të ishte Komisioni i Ekonomisë që do të thërriste një numër të lartë institucionesh, si Kontrollin e Lartë të Shtetit, Bankën e Shqipërisë, AMF, Autoriteti i Konkurrencës, etj.

Në fakt, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka thirrur të gjithë institucionet për të raportuar, përveç Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare. Për hatër të miqësisë që Braçe ka me Koçin, duket se e ka kursyer këtë të fundit për të raportuar për ecurinë e AMF-së përgjatë vitit 2017.

Duke e devijuar raportimin në kuvend, Ervin Koçi nuk do të mund të japë llogari për shkeljet me tenderat publikë, punësimin fiktiv të bashkëshortes së tij dhe një sërë çështjesh që kanë të bëjnë kryesisht me tregun e sigurimeve.

Jo vetëm kaq, ky është viti i dytë që Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare nuk raporton në Komisionin e Ekonomisë. Raportimi në kuvend është një detyrim ligjor për të gjitha institucionet e pavarura, përfshirë edhe AMF-në.

Por kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka vepruar me dy standarde, nga një anë duke thirrur për raportim të gjitha institucionet dhe nga ana tjetër duke veçuar nga raportimi AMF-në e Ervin Koçit.

Tpz.al do të publikojë në vijim të tjera skandale të drejtorit të AMF-së, Ervin Koçit, duke nisur që nga emërimi i tij në krye të AMF-së, punësimet në administratën e tij, abuzimi me parketin e shtruar tek zyra e tij e deri arsyeja se përse është i lidhur kaq fortë me Erion Braçen./TPZ.AL/E.H./

More in INVESTIGIM, KRYESORE, LAJME
Të shtëna me armë zjarri në “Don Bosko”, policia në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në zonën e Don Bosko në Tiranë. Në vendngjarje...

Close