Ramës i kanë mbaruar batutat, të gjithë të huajve u flet për diellin… (video)

Kryeministrin Edi Rama, përvec nervave që e lënë shpeshherë, duket se e ka lënë edhe ai sens humori me të cilin dikur krenohej. Rama ka mësuar një batutë për diellin në Shqipëri, të cilën ua përsërit të gjithë të huajve që vizitojnë vendin. Ai e ka përdorur këtë batutë gjatë ditës së sotme, në konferencë për shtyp me presidentin e Këshillit Europian,  Donald Tusk. Por të njëjtën gjë bëri edhe dje, në takim me kryeministrin belg, Charles Michel, të cilit i tha se në vizitën e ardhshme duhet të qëndrojë më shumë, meqenëse Shqipëria e ka pritur me diell.
Rama e komentoi motin edhe në konferencën për shtyp me presidentin e Komisionit Europian,  Jean Claude Juncker, rreth 1 muaj më parë.

Të njëjtën gjë kryeministri e ka bërë në samitin e BERZH, ku ftoi investitorët britanikë të vijnë në Shqipëri meqenëse ka më shumë diell se në Angli.

Mesa duket, në mungesë të investimeve apo reformave, i vetmi aset që Rama mund t’ju prezantojë përfaqësuesve të Bashkimit Europian apo homologëve të tij në Europë, është dielli dhe batutat për motin.

/TPZ.AL/ 

VIDEO: Rama flet për diellin dhe motin me të huajt që vizitojnë vendin

 

More in KRYESORE, LAJME, VIDEO
Nesër Rama takon kancelaren Merkel dhe deputetin gjerman që “sulmoi”

Kryeministri Rama nis një vizitë dyditore në Berlin. Momenti kryesor i kësaj vizite do të jetë takimi me Kancelaren Angela...

Close