Sekretari i Përgjithshëm i OKB: Bota po kalon përmes një Lufte të re të Ftohtë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se bota po kalon përmes një Lufte të re të Ftohtë.

“Mendoj se bota vëren qartë se Lufta e Ftohtë u kthye në skenë. Megjithatë, ka një dallim në mes kësaj për të cilën jemi dëshmitarë dhe Luftës së Ftohtë nga e kaluara”, tha Guterres, në një intervistë për televizionin suedez SVT.

Duke theksuar se SHBA dhe Rusia sot nuk kontrollojnë mbarë botën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se sot ka edhe aktorë të tjerë mjaft aktivë si Turqia, Irani dhe Arabia Saudite.

“Është e qartë se sot nuk ka dy blloqe homogjene dhe mirë të kontrolluara”, tha Guterres, duke shtuar se dallimi tjetër është se sot nuk ka mekanizëm të dialogut të cilat në kohën e Luftës së fundit të Ftohtë kanë shërbyer si mekanizëm kontrolli për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

More in BOTA, LAJME
Ministrja e Kulturës dhe dy deputetë të PS-së mblidhen te shtëpia e Enver Hoxhës në Gjirokastër (FOTO)

Një ditë më parë ishte në Gjirokastër ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu. Ajo shoqërohej nga një delegacion i...

Close