Vdes në mënyrë misterioze gazetari rus, po hetonte për mercenarët e dërguar në Siri

Vdekja e një gazetari rus pak ditë më parë është mbuluar me mister dhe dyshime.

Maxim Borodin ka rënë nga ballkoni i apartamentit në katin e pestë  të enjten e kaluar dhe ka ndërruar jetë sot në spital.

Sipas të dhënave të para, apartamenti i tij ka qenë i mbyllur nga brenda.

Borodin po hetonte në vdekjen e mercenarëve rusë në Siri.

Ai kishte bërë një shkrim në mars në lidhje me këtë çështje.

Sipas disa burimeve, mijëra mercenarë rusë rusë janë vendosur në Siri nga një kompani ruse, me gjasa e financuar nga Yevgeny Prigozhin.

Ky i fundit është nën akuzë në SHBA që prej shkurtit për financim të “fabrikës së troll-eve”, që akuzohet se ka tentuar të influencojë zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

More in BOTA
Në Krime i vënë “zjarrin” Trump, May dhe Macron

Mes tensioneve tejet të larta mes Rusisë dhe Perëndimit, në Krime në një protestë kundër sulmeve të fundit ajrore në...

Close