Vazhdojnë largimet nga LSI, 5 këshilltarë bashkiakë në Lezhë bashkohen me PS

Vazhdojnë largimet nga radhët e LSI në këshillat bashkiakë të vendit. Kështu pesë këshilltarë bashkiak në Lezhë, 3 të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dy të partive të tjera të vogla, kanë vendosur që të largohen nga forcat politike që përfaqësonin dhe t’i bashkohen Partisë Socialiste.

Vendimi i tyre u bë publik përmes një deklarate të përbashkët për mediat nga selia e Partisë Socialiste.

Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë Eduart Ndreca, falënderoi këshilltaret që zgjodhën t’i bashkohen forcës politike që ai drejton, e cila sipas tij po e çon vendin përpara.

Emrat e këshilltarëve që iu bashkuan PS:

Ferdinad Ndoj LSI
Hasan Muça LSI
Agim Doda LSI
Ndrek Gazulli PAK
Erind Ndreca G-99

More in AKTUALITET, LAJME
‘Sulmi ndaj ambasadorit Lu, nga një dorë e zezë’, ish-deputetja e Berishës akuzon të djathtët: Jam e tronditur

Ish-deputetja demokrate, Albina Deda ka leshuar sot akuza te forte ne adrese te te djathteve per nje sulm sipas saj...

Close