Thikë 20 cm në bark/ Ky është shqiptari nga Durrësi që masakroi fqinjin italian për një shtyllë

Në gjendje të dehur, një diskutim mes fqinjësh ka përfunduar në mënyrën më të keqe në Itali ku protagonist është një shqiptar.

Një e dielë e përgjakshme ka nadodhur në zonën e njohur si Villa Estene, në qytetin e Padovas, ku shqiptari i ka ngulur një thikë 20 cm fqinjit të tij duke e plagosur rëndë.

Në pranga përfunduar 61-vjeçari shqiptar Ramazan Sqapi, shqiptar me shtetësi italiane.

Ai akuzohet për tentativë vrasje pas plagosjes së 67-vjeçarit Armando Spogolon, i cili është në rrezik për jetën.

Të dy po diskutonin me zëra të ngritur për instalimin e një shtylle, duke bërë që tensionet të përshkallëzohen dhe shqiptari të merrte thikën me të cilin e goditi në bark pensionistin italian, i cili ra menjëherë në tokë por u shpëtua nga djali i tij.

More in AKTUALITET, LAJME
Vazhdojnë largimet nga LSI, 5 këshilltarë bashkiakë në Lezhë bashkohen me PS

Vazhdojnë largimet nga radhët e LSI në këshillat bashkiakë të vendit. Kështu pesë këshilltarë bashkiak në Lezhë, 3 të Lëvizjes...

Close