Policia greke sekuestron 121 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, në pranga 37-vjeçari shqiptar

Policia greke ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 121 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni u zhvillua në fshatin Parapotamo të Igumenicës. Policia greke kishte siguruar informacion në rrugë operative për trafikimin e një sasie të madhe droge.

Për këtë bëri një kontroll të imtësishëm të zonës dhe zbuloi 5 çanta me 108 pako që përmbanin 121 kg e 492 gramë marijuanë.

Pranë drogës u kap dhe një 37 vjeçar shqiptar, i cili kishte kryer transportin në kufi. Mësohet se ai ka qenë bashkë me një tjetër shtetas shqiptar, për kapjen e të cilit po vijon kërkimi.

Policia ka pikasur një automjet që ka ardhur për të marrë drogën dhe ka vënë në pranga drejtuesin e saj, një 50-vjeçar grek.

More in AKTUALITET, LAJME
Gjakmarrja vret dhe në Gjermani… 19-vjeçari shqiptar u masakrua me goditje çekiçi në kokë

Gjakmarrja shqiptare vret dhe në Gjermani. Autoritetet lokale në Erbach po hetojnë vrasjen e një 19-vjeçari shqiptar. Hetimet e para...

Close