Në Krime i vënë “zjarrin” Trump, May dhe Macron

Mes tensioneve tejet të larta mes Rusisë dhe Perëndimit, në Krime në një protestë kundër sulmeve të fundit ajrore në Siri.

Fotografive të Theresa May, Donald Trump dhe Emmanuel Macron u vu zjarr në sheshin kryesor të kryeqytetit të rajonit Simferopol, në gadishullin e aneksuar nga Vladimir Putin në vitin 2014.

Ruslan Balbek, i cili përfaqëson rajonin në Parlamentin rus, tha se në këtë tubim morën pjesën të rinj nga Krimea.

“Politika agresive e Perëndimit kundër kombit sirian, një shtet sovran, nuk është i pranueshëm. Por për fat të keq, sot ligji ndërkombëtar është tërësisht i shqyer. Ajo zëvendësohet nga dominimi i vetëm një mendimi, vullnetit të Perëndimit”, tha Balbek.

Ndërkohë Eivaz Umerov, kreu i organizatës së Krimesë Tatar, tha se tre politikanët do të shkojnë në ferr për atë që bënë.

Të ngjashme

More in BOTA
FOTOT/ Bota në ankth për hakmarrjen e Putinit, ja lëvizja e fundit e Rusisë: Drejt Sirise luftëanije me armatim…

Nderkohe qe bota pret me ankth pergjigjen e Putinit pas sulmit te SHBA dhe aleateve kunder Sirise, zhvillime te reja...

Close