X

Gjakmarrja vret dhe në Gjermani… 19-vjeçari shqiptar u masakrua me goditje çekiçi në kokë

Gjakmarrja shqiptare vret dhe në Gjermani. Autoritetet lokale në Erbach po hetojnë vrasjen e një 19-vjeçari shqiptar.

Hetimet e para i kanë çuar autoritetet në Evropën Juglindore. Përpara gjykatës së rrethit të Ulmit ka dalë një burrë shqiptar, i cili me sa duket donte të hakmerrej për xhaxhain.

Në maj të vitit 2017 policia pasi u njoftua nga një peshkatar gjeti trupi e një 19-vjeçari nga Shqipëria. I riu shqiptar ishte “joshur” deri tek liqeni dhe atje është vrarë duke u goditur me çekiç në kokë.
Vrasja thonë prokurorët ishte “vazhdimi i një hakmarrjeje”.

Historia nisi në malet e Shqipërisë së veriut.  Nga kjo e hënë, një 46 vjeçar nga Shqipëria me shtetësi gjermane duhet të përgjigjet për vrasje në gjykatën e rrethit Ulm.

Ai dyshohet se ka vrarë 19-vjeçarin: i riu duhet të paguante me jetën e tij për një vrasje që 17 vjet më parë kishte kryer xhaxhai i tij në Shqipëri.

More in AKTUALITET, LAJME
Leku rrëzon të gjitha monedhat, dollari thyen tjetër rekord. Ja ç’ka ndodhur

Monedha vendase është forcuar sot përkundrejt të gjitha monedhave kryesore të shportës. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një...

Close