Zgjedhjet në Malin e Zi, Exit Poll nxjerr fitues Gjukanoviç me 53,4 % të votave

Sot janë zhvilluar zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, sipas njoftimeve paraprake të mediave lokale pjesëmarrja ka qënë 64% në zgjedhje. Kandidati më favorit ka qënë ish-presidenti Milo Gjukanoviç, i cili garon përballë 6 kandidatëve të tjerë. Shqiptarët e Malit të Zi kanë paralajmëruar votën e tyre pro tij.

Zgjedhjet në shtetin fqinj janë mbyllur në orën 20:00. Exit Polls nxjerrin fitues ish-presidentin Milo Gjukanoviç me 53,4 % të votave, ndërsa kandidati konkurent ka marrë 34%. Pritet që sonte të nisë fitorja nga ish-presidenti Gjukanoviç. Ai ka qënë deri në 2016 kryeministër i Malit të Zi.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2013 pjesëmarrja në zgjedhje ishte 58%, ndërsa në 2016 në zgjedhjet parlamentare morën pjesë 70.9% të votues.

More in BALLKAN, LAJME
Dyfytyrësia e Ramës/ Përbetohej për minatorët kur ishte në opozitë, sot nuk i miraton statusin!

Pas gati  5 vitesh në pushtet, Kryeministri Edi Rama, ndryshe nga sa shumë premtoi për minatorët e “dënuar” ditë pas...

Close