Saviç flirton me golin e karrierës, Strakosha dhe Lacio dalin me pikë në derbi

Lacio dhe Roma kanë barazuar pa gola, në ndeshjen derbi të kampionatit italian të vlefshme për javën e 32-të.

Të dyja ekipet e kanë kërkuar fitoren në këtë takim delikat, ndërsa lacialët kanë ngelur me 10 futbollistë në minutën e 80-të, pas daljes me të kuq të Radu. Roma e ka kërkuar më tepër golin në minutat e fundit, teksa traversa dhe Strakosha e kanë mbajtur portën e Lacios të paprekur.

Në minutën e fundit, Saviç ka provuar një goditje të menjëhershme nga zona e Lacios, por fatmirësisht për Alison, gjuajtja e mesfushorit serb nuk ka përfunduar në rrjetë. Pas këtij barazimi, Roma dhe Lacio kanë 1 pikë më shumë se Interi, duke qenë pjesë e “Champions League” me pozitën aktuale në kampionat

More in LAJME, SPORT
Demalia i nxjerr sekretin Ornela Vorpsit, pse iu divorcuan prindërit në diktaturë

Pas intervistës së dhënë nga artistja Ornela Vorpsi, teksa ndër të tjera shprehej se koha e diktaturës “ishte shumë e...

Close