X

Progres raporti, Kukan: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave

Eurodeputeti Eduard Kukan ka reaguar në lidhje me progres raportin e Komisionit Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin rekomandime për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Kukan, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe kryetar shumëvjeçar i Komitetit për Bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor i tha DW se ai beson se të dyja vendet kanë bërë përparim të qenësishëm në rrugën drejt BE.

Shqipëria ka bërë një reformë të thellë juridike, e cila, pasi të zbatohet do të jetë reforma më e rëndësishme e zbatuar midis shteteve në procesin e zgjerimit, dhe do të thosha edhe më serioze se në rastin e disa shteteve anëtare të BE.

Në vlerësimet e tij Komisioni Evropian nënvizon se Shqipëria po ecën përpara në të pesë prioritetet kyçe që janë thelbësore për integrimin në BE – nga reforma e administratës publike, reforma juridike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Në krye të këtij viti, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se nëse Shqipëria vazhdon në këtë mënyrë në rrugën e reformave, Komisioni do t’i japë një rekomandim për të nisur negociatat e anëtarësimit brenda gjashtë muajve të parë të 2018-ës. Dhe kjo me sa duket do të ndodhë.

More in AKTUALITET, LAJME
Zgjedhjet në Malin e Zi, Exit Poll nxjerr fitues Gjukanoviç me 53,4 % të votave

Sot janë zhvilluar zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, sipas njoftimeve paraprake të mediave lokale pjesëmarrja ka qënë 64% në...

Close