Erdogan bën kërcënimin e frikshëm: Do të vish edhe ti në Turqi sikurse 80 të tjerët

“Turqia ka bërë të mundur futjen në vend të 80 anëtarëve të Organizatës “Fetullah Terrorist” (FETO) nga jashtë”, kështu ka deklaruar këtë të diel Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Në një fjalim të mbajtur gjatë mbledhjes së zakonshme të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Stamboll, Erdogan tha se deri më sot, në Turqi janë sjellë 80 pjestarë të FETO-s.

“Do t’i ndjekim edhe tjerët”, tha Erdogan, duke shprehur bindjen për sjelljen në Turqi edhe të liderit të FETO-s, Fetullah Gylen. Ti, që aktualisht ndodhesh në Pennsylvania, do të vish gjithashtu”, shtoi më tej presidenti turk.

Javën e kaluar, zyrtarët e inteligjencës turke, sollën në Turqi tre pjesëtarë të lartë të FETO-s, të cilët ishin kapur gjatë një operacioni në Gabon të Afrikës, ndërsa gjatë muajit mars, nga Kosova në Turqi u dërguan edhe gjashtë pjesëtarë të lartë të FETO-s, të cilat u kapën pas një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën kosovare.

Siç shkruan “AA”, ata ishin përgjegjës për nxjerrjen nga Turqia të pjesëtarëve të mbetur të FETO-s, për t’i dërguar në Evropë dhe SHBA.

FETO në vitin 1970 filloi t’i infiltrojë të besuarit e saj në institucionet e sigurisë në Turqi, pas çka në vitet e 80-ta në mënyrë të konsiderueshme forcoi piramidat e saj paralele në këto institucione.

Më 15 korrik të vitit 2016, organizata FETO kreu tentim të dështuar për grusht shteti, me qëllim të përmbysjes së rendit kushtetues dhe pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.

Të paktën 249 persona humbën jetën gjatë tentativës për grusht shteti, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.

Tpz.al © 2018 - All rights reserved
More in BALLKAN, LAJME
Detajet e reja/ Katër akuzat që po shkruhen mbi fletë arrestin e Adriatik Llallës. Çfarë fsheh superdosja me numër 447

Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është në prag të arrestimit. Burime nga organi i akuzës për Vizion Plus nuk e...

Close