E diel kampionësh, pas Manchester City e PSV, edhe PSG fiton titullin

Paris Saint Germain ka mposhtur me rezultatin spektakolar 7-1 Monacon dhe i ka rrëmbyer titullin kampion, të cilin e ka fituar sonte edhe matematikisht.

Në “Parc Des Princes”, skuadra e Emery nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren, teksa shënoi 4 gola brenda 27 minutave të para, me Di Marian, Cavanin dhe dy herë me Lo Celson.

Rony Lopes shënoi golin e vetëm për skuadrën nga Principata, në minutën e 38’, ndërsa në pjesën e dytë kryeqytetasit shënuan edhe 3 herë te tjera, me anë të Di Marias, autogol i Falcaos dhe më pas gjermanit Draxler.

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit francez, PSG-ja çon në 17 pikë diferencën me Monacon dhe rikthen zyrtarisht titullin kampion në kryeqytet, të cilin sezonin e kaluar ia rrëmbeu pikërisht skuadra e Jardim.

More in LAJME, SPORT
Publikohet videoja e përplasjes së furgonit të policisë dhe makinës në Vlorë

Një aksident ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë ku një furgon policie dhe një automjet tip Benz janë përplasur me njëri-tjetrin....

Close