Pasojat e bombardimeve në Siri, dalin pamjet (VIDEO)

Zyrtarët e Pentagonit thonë se sulmet kishin në shënjestër ‘zemrën’ e programeve qeveritare për prodhimin e armëve kimike. Qeveria siriane pretendon se janë qëlluar më shumë se 100 raketa. Deri më tani flitet për 3 civilë të plagosur. Ky sulm i perëndimit vjen pak ditë pasi regjimi i Assad përdori armë kimike kundër popullatës. Rusia dhe Kina e kanë dënuar sulmin e Perëndimit, ndërsa është mbështetur nga Turqia dhe BE. Vetë Assad ka reaguar duke thënë se këto sulme po e bëjnë më të fortë qeverinë e tij për të përballuar luftën kundër terroristëve.

More in KRYESORE, LAJME
Publikohet raporti i ministrisë së Arsimit për UT: Rektori Koni ka shkaktuar dëme financiare

Ministria e Arsimit përmes një raporti  konfirmon për shkelje ligji dhe dëme financiare për Universitetin e Tiranës. Grupi i punës...

Close