X

Lufta në Siri/ Pas raketave të para reagon Pentagoni: Çfarë do të bëjmë më tej

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë nisur sulmet ushtarake kundër qeverisë së presidentit Asad për shkak të përdormit të armëve kimike nga Siria kundër banorëve të saj, vjen reagimi i parë nga Pentagoni për atë që do të pasojë më tej.

Sekretari i Mbrojtjes i SH.B.A.-së Jim Mattis i përshkroi sulmet e së shtunës mbi objektiva të shumta në Siri si “më të rëndat” sesa ato në vitin 2017, por tha se për momentin nuk ishin planifikuar ende nisma të tjera.

“Tani për tani kjo është një e shtënë dhe besoj se është dërguar një mesazh shumë i fortë,” tha Mattis gjatë një konference shtypi në Pentagon, duke shtuar se mund të ketë sulme të mëtejshme kundër qeverisë së Bashar Assad “nëse ai vendos të përdorë më shumë armë kimike në të ardhmen “.

Nisja e sulmit 

Sulmi i bashkërenduar me Francën dhe Britaninë, shënon herën e dytë që presidenti Trump përdor forcën ushtarake kundër Sirisë.

Presidenti Trump e njoftoi goditjen ushtarake të premten në mbrëmje gjatë një fjalimi drejtuar vendit me televizion.

Presidenti tha se sulmet synojnë t’i japin fund përdorimit të armëve kimike nga qeveria e Sirisë.

Javën e kaluar të paktën 40 vetë u vranë dhe qindra u sëmurën në qytetin e Dumës, për shkak të asaj që Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera besojnë se ishte një sulm me armë kimike nga qeveria e Sirisë. Qeveria e Sirisë e ka mohuar përdorimin e armëve kimike.

Kryeministrja britanike Theresa May tha se veprimi i aleatëve nuk synon “përfshirjen në një luftë civile”. “Nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Është një goditje e kufizuar dhe me objektiva të qartë, që nuk synon përshkallëzimin e tensioneve në rajon dhe bën gjithshka mundet për të parandaluar viktimat mes banorëve civilë”, tha kryeministrja May të shtunën.

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP njoftuan se shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Sirisë, Damask, në kohën që presidenti Trump njoftoi fillimin e goditjes ushtarake.

ap-18104064549859

Sipas zyrtarëve të Pentagonit u goditën tri objektiva: një laborator kërkimor në Damask, i lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, një magazinë ku mbaheshin armë kimike në qytetin Holms dhe një magazinë tjetër ku mbaheshin pajisje për prodhim armësh dhe shërbente si qëndër e rëndësishme komande, po në afërsi të Holmsit.

Sipas Sekretarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis, operacioni ka përfunduar dhe “ai dërgoi një mesazh shumë të fortë”.

Presidenti Trump veçoi mbështetësit kryesorë të Sirisë, Rusinë dhe Iranin, që nuk e ndaluan regimin sirian të përdorte armë kimike. Ai kritikoi veçanërisht Rusinë, që nuk mbajti premtimin e vitit 2013 për të eliminuar armët kimike të Sirisë.

“Sulmet e ditëve të fundit nga Asadi dhe reagimi ynë i sotëm, është pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të Rusisë për të vepruar”, tha presidentit Trump.

Televizioni sirian njoftoi se sistemi i mbrojtjes kundër-ajrore iu përgjigj sulmit.

Voa

More in BOTA, LAJME
Nga sulmi në Barzeh, reagon media shtetërore siriane: Tre civile të plagosur në Homs

Agjensia shtetërore e lajmeve të Sirisë, Sana, njofton se raketat qëlluan të shtunën mbi një bazë ushtarake në provincën Homs,...

Close