X

Gazetarja Klodiana Lala: Marjo Majollarin e vrau shteti

Vrasja e 28-vjeçarit Marjo Majollari disa ditë më parë në Tiranë ishte ndër ngjarjet më të bujshme të ditëve të fundit.

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Kjo Javë”, tregoi më shumë detaje rreth asaj çfarë po ndodh pas vdekjes së të riut. Pas lajmit se Majollari ka kërkuar azil në Suedi, nisi dhe hetimi se kush janë përgjegjësit për faktin që i riu nuk u mbrojt dot.

Gazetarja investigative Klodiana Lala përgjegjës për vrasjen e 28-vjeçarit ka bërë shtetin shqiptar, pasi sipas saj nuk mundi ta mbrojë dot. “Kam bindjen se është vrarë nga shteti shqiptar, nga shteti që nuk i siguroi dot mbrojtjen. Kemi telefonuar persona të caktuar dhe policinë për të marrë përgjigje se pse nuk shqyrtuan rastin, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje.”- është shprehur Lala.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e Mario Majollarit në kryeqytet pak ditë më parë,ajo ka zbuluar vrasjet e babait të Marios, Avni Majollarit, të dënuar me burgim të përjetshëm, që ndezën edhe njëherë plagën e gjakmarrjes, shkruan BalkanWeb

“Mario Majollari u ekzekutua pranë banesës së tij rreth orës 20.25 të 10 prillit. Dyshohet se u vra për gjakmarrje nga Kastriot Gjuzi në një zonë të pandriçuar mirë, duke e ndjekur nga pas dhe më pas e ka vrarë.

Bëhet fjalë për një krim të vitit 2001 të babait të Marios, Avni Majollari, që ka ekzekutuar 2 persona. Janë sekuestruar të gjitha filmimet e bizneseve rrotull për të vëzhguar lëvizjet e Gjuzit, i cili mendohet se ka shkuar drejt Tufinës.

Çfarë jete bënte 28 vjeçari?

Është rindezur plaga e gjakmarrjes, këmbanë alarmi për shoqërinë tonë. Mario është braktisur nga babai i tij që kur ishte 2 vjeç, është rritur me të ëmën. Njihej si person i qetë, i papërtuar.Mario ishte kuzhinier me profesion dhe kishte punuar në disa restorante. Të gjithë e njihnin si Mario që ishte pranë njerëzve në nevojë. Motrën dhe nënën i kishte dashuritë më të mëdha të jetës së tij. Kur kërkoi azil në Suedi, ai jetonte me frikë tërë kohës, se do e vrisnin edhe pse i ati i kishte braktisur. Një djalë që s’kishte patur kurrë lidhje me babain, e prapë ai u vra për gjakmarrje.

Gazetarja Lala paraqiti vendimin e GJykatës së Tiranës për Avni Majollarin, babain e Marios, i cili vuan dënim të përjetshëm. Aty sqarohet me detaje se çfarë ka ndodhur. Piëkrisht për këtë krim

“Ngjarja ka ndodhur më 18 dhjetor 2000, Avniu ka vepruar me Endrit Majollarin, të nisur nga Tiranë në Linzë, u ulën në një lokal, në prani të shumë personave, aty panë Ilir Gjuzin. Ai i ka kërkuar të vijë të ulet për të sqaruar problemet që kishin mes tyre. Në momentin që është ulur, Avniu e ka qëlluar me tre plumba dhe me kushëririn e tij ka hipur në makinë dhe më pas janë larguar.

Më pas viktima e dytë është djali i xhaxhait të ish-gruas, i cili e ka qëlluar për vdkeje se Armando Nela kërkonte ribashkim mes tij dhe kushërirës së tij, se ai e kishte braktisur e divorcuar. Janë larguar në Shkallët e Tujanit,” tregoi Lala.

 

More in AKTUALITET, LAJME
PËRPLASJA LLALLA-LU/ Ish Kryeprokurori i rikthehet luftës së egër

Pas deklaratave të Ambasadorin Donald Lu i cili e akuzoi për korrupsion, ka ardhur një reagim nga ish-kryeprokurori Adriatik Lallla....

Close