Kush po e bën Vetingun?/ Lidhja e anëtarit të KPK-së me Erion Veliajn (FOTO+VIDEO)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, një nga strukturat kryesore në procesin e Vettingut ka nisur punën prej disa kohësh. Deri tani ai ka kërkuar shkarkimin e të paktën 2 gjyqtarëve ndërsa për njërin ka dhënë vlerësim pozitiv. Shpesh herë është ngritur pyetja: “Cilët janë njerëzit që po bëjnë Vetingun?”

Mes anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka edhe ish-kandidatë për deputetë.

Bëhet fjalë për Roland Ilian, i cili në 2009 kandidonte për subjektin G99, që drejtohej në atë kohë nga Erjon Veliaj, dhe ishte në koalicion me socialistët e Edi Ramës. Ilia renditej i dyti në qarkun e Shkodrës në listën e partisë së Veliajt.

Pasi nuk ia doli të bëhet deputet, Ilia vijoi punën si avokat dhe lektor në Universitetin e Shkodrës. Në CV-në e tij (lexo këtu) të bërë publike nuk përmendte ky fakt, por ekzidtojnë foto dhe video nga ajo kohë, ku Ilia bënte fushatë në krah të Veliajt.

KPK përbëhet nga një trupe prej 12 anëtarë dhe është institucioni që përcakton karrierën për gjyqtarët dhe prokurorët. Në të paktën dy raste, ky institucion ka ndërprerë karrierën e dy gjyqtarëve, Fatos Tushe dhe Besim Trezhnjeva, të cilët sipas KPK nuk kanë mundur të justifikojnë pasurinë. A ka shpëtuar ky institucion i pavarur nga ndërhyrjet politike?!!

More in KRYESORE, LAJME
Dhunohet memoriali i Azem Hajdarit, shkruhet parrullë: Rroftë Enver Hoxha!

Vandalizohet memoriali në kujtim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Partia Demokratike denoncon se memoriali është përdhosur sot me shkarravinën-parullë...

Close