X

Dhunohet memoriali i Azem Hajdarit, shkruhet parrullë: Rroftë Enver Hoxha!

Vandalizohet memoriali në kujtim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Partia Demokratike denoncon se memoriali është përdhosur sot me shkarravinën-parullë “Rroftë Enver Hoxha.”

“Duke dënuar me forcë këtë akt të paprecedent, PD shpreh bindjen se frymëzuesit janë tek kryeministri që drejton vendin me metoda autoritariste dhe që shfaqet kudo me yllin e kuq bolshevik, të qepur në xhaketë. Memoriali i Azem Hjadarit është dhunuar nga ata që mohojnë genocidin, kampet e torturave, glorifikojnë me emra rrugësh kriminelët dhe mbajnë yllin e kuq si simbol”.

PD dënon rilindjen nga qeveria narko-enveriste e Edi Ramës të simboleve, mentalitetit dhe praktikës së diktaturës enveriste.

“Endrra e dikurshme e Edi Ramës kryebashkiak për ta trajtuar Memorialin e Azem Hajdarit si një “lapidar pa leje që duhet shembur”, do të kthehet në makthin e një kryeministri që s’ka gardist që e mbron, nëse fajtorët e këtij provokimi të pafalshëm nuk vendosen para përgjegjësisë”.

More in AKTUALITET, LAJME
Spahiu: Rama përdor fjalorin banal në parlament, njësoj sikur rri me shokët e tij

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu i cilësoi skandaloze termat seksual që përdor kryeministri Rama në parlament. Në...

Close