“50 milionë profile”/ Zuckerberg pranon lidhjen me kompaninë që ndikoi në zgjedhjet e SHBA, Shqipërisë, dhe …

Facebook ka pranuar se ka lejuar një kompani të jashtme të lidhur me fushatën zgjedhore të Donald Trump të përdorë të dhënat e Facebook.

Skandali është publikuar nga media të ndryshme ndërkombëtare, të cilët kanë raportuar se kompania Cambridge Analytica ka tentuar të influencojë votën e Amerikanëve për president në vitin 2016.

Facebook i ka dhënë lejë një profesori në Universitetin e Kembrixhit, Aleksandr Kogan, i cili ka mundur të marrë informacione nga një aplikacion i quajtur “Thisisyourdigitallife”, thuhet në shkrimet e tyre.

Aplikacioni në fjalë është një aplikacion që lejonte njerëzit të “testonin personalitetin” e tyre.

Por përdoruesat e Facebook që shkarkuan atë aplikacion i jepnin të drejtë aplikacionit të mblidhte të dhëna mbi vendndodhjen e tyre, shokët e tyre, dhe pëlqimet e tyre në Facebook.

Këto të dhëna përfshinin mbi 50 miliona profile të përdoruesve të Facebook. Cambridge Analytica përdorte këto të dhëna për të krijuar teknika që mund të përdoreshin për të influencuar votuesit.

Rreziku i Facebook është që punon dorë më dorë me qeveritë jo vetëm për të monitoruar, por edhe për të ndikuar tek qytetarët në jetën reale.

Në fakt, kompania e parë, Grupi SCL (Laboratorët Strategjikë të Komunikimit) ku Cambridge Analytica ëhstë varëse, është një kontraktues ushtarak që pretendon të ketë kryer programe ndryshimi në mbi 60 vende.

Kjo kompani pretendon të ketë klientë në NATO dhe veçanërisht në mbrojtjen e Mbretërisë së Bashkuar. Zëdhënësi i Cambridge Analytica Alexander Nex, gjithashtu raporton se MI6 dhe Pentagoni janë renditur në mesin e klientëve të kësaj firme. SCL me krenari reklamon sondazhe, apo aplikacione inteligjente se mburret me influencimin e zgjedhjeve në Itali, Letoni, Ukrainë, Rumania, Shqipëri, Afrikë e Jugut, Nigeria, Kenia, Mauritiusi, India, Indonezia, Tajlanda, Tajvani, Kolumbia, Antigua, Shën Vincent dhe Grenadinet, Shën Kits dhe Nevis, dhe Trinidad, shkruan “Panorama”.

Nix tha se kompania e tij ka bërë hulumtimet, ka grumbulluar të dhënat, dhe se ka udhëhequr fushatën digjitale dhe se ekipi i Trumpit informatat për strategji i ka grumbulluar në bazë të të dhënave të kompanisë Cambridge Analytica.

Një nga shërbimet e SCL është “Ndikimi i Shtetit kundër Shtetit”, duke përshkruar informacionin si fushë beteje të re moderne. Manipulimi i popullsisë nga të dhënat nuk është vetëm rezerva e fillimit shqetësuese, po ndikues në politikën moderne.

Facebook është një bazë e të dhënave globale të inteligjencës. Kjo nuk mund të jetë ajo që kemi nënshkruar ne për të.

“Njerëzit vetëm mu dorëzuan. Në një seri mesazhe private, kur 4,000 përdoruesit e parë më dërguan emailet, fotografitë dhe adresat e tyre në vitin 2004. “Ata më besojnë mua” pati thënë Zuckenberg.

Ky skandal, për shumë njerëz, ka siguruar një keqkuptim se media sociale ka zhdukur normat e privatësisë duke kultivuar narcisizmin. Qindra mijëra njerëz u angazhuan në të gjithë profilet e tyre në mënyrë që ata të mund të merrnin teste të personalitetit. Ndoshta tani, po e kuptojmë se Facebook nuk është i lirë. Ndoshta tani, po e kuptojmë se kostoja është shumë e lartë, shkruan huffingtonpost.

E ndërsa në një postim të publikuar pasditen e sotme në platformën sociale të themeluar prej tij, ai shkruan:

Ne kemi përgjegjësinë për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe, nëse nuk do të mundemi ta bëjmë këtë, atëherë nuk e meritojmë t’iu shërbejmë. Kam punuar këto ditë për të kuptuar saktësisht se çfarë ndodhi dhe sesi të sigurohem që kjo gjë të mos ndodhë më sërish. Lajmi i mirë është se veprimet më të rëndësishme për të parandaluar ripërsëritjen e kësaj gjëje, ne i kemi ndërmarrë vite më parë. Por, sigurisht që kemi bërë edhe disa gabime, ndaj kemi shumë për të bërë dhe duhet të përshkallëzojmë veprimet tona”, shton më tej ai.

Javën e kaluar mësuam nga medie prestigjioze si The Guardian, New York Times dhe Channel 4 se, Cambridge Analytica mund të mos ketë fshirë të dhënat siç kishin premtuar. Ne iu penguam atyre qasjen në shërbimet tona për të mos i përdorur më kurrë. Cambridge Analytica pretendon se i ka fshirë të dhënat dhe kishte dhënë mirëkuptimin e saj për një proces autodimi nga një firmë që ishte kontraktuar prej nesh për ta konfirmuar këtë gjë. Ne po punojmë edhe me organet ligjzbatuese, të cilat po hetojnë mbi atë çfarë ka ndodhur.

“Ai e ka konsideruar këtë situatë si një shkelje besimi mes “Kogan”, “Cambridge Analytica” dhe “Facebook”-ut, por edhe shkelje besimi mes rrjetit social dhe njerëzve që dëshirojnë të ndajnë të dhënat e tyre “me ne, duke pritur prej nesh t’i mbrojmë ata”. “Ndaj duhet ta zgjidhim këtë problem”, shkruan Zuckerberg.

Ai premton edhe disa hapa të tjera që Facebook duhet të ndërmarrë, duke hetuar të gjitha aplikacionet që kanë shfrytëzuar sasi të mëdha informacioni nga rrjeti social përpara se ai t’i nënshtrohej reduktimit drastik të qasjes në vitin 2014. Ai premton gjithashtu se do t’iu kufizohet qasja në të dhënat e përdoruesve të gjithë zhvilluesve (developers) për të parandaluar një abuzim të tillë në të ardhmen. Zuckerberg dëshiron t’i sigurojë përdoruesit se do t’i informojnë se cilave aplikacione u duhet besuar e cilave jo për të pasur qasje te të dhënat e tyre.

“Unë e themelova Facebookun dhe sigurisht që në fund të fundit jam unë përgjegjës për atë që ndodh në platformën tonë. Dua t’iu siguroj se jam i ndërgjegjshëm kur them se do të ndërmarr çfarë nevojitet për të mbrojtur komunitetin tonë”, premton në fund Zuckerberg

More in AKTUALITET, LAJME
Rudi Xhuliani: SHBA nuk do t’ia japin Gulenin Erdoganit

I pyetur në emisionin “Opinion” për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së dhe faktit që mes tyre qëndron çështja e Gulenit,...

Close