Zbardhen detaje, ja çfarë diskutoi sot Donald Lu me Bashën në selinë e PD

Janë zbardhur detaje nga takimi i mesditës mes ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Takimi që ka zgjatur rreth 60 minuta, është zhvilluar në ambientet e selisë blu, me kërkesë të ambasadorit të SHBA-së.

Burime pranë PD-së kanë bërë të ditur për SYRI.net se kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu kanë diskutuar dhe shkëmbyer pikëpamje mbi zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu është diskutuar edhe për luftën e munguar kundër krimit dhe drogës nga ana e qeverisë.

Në bisedën mes tyre, Basha dhe Lu, kanë diskutuar edhe proceset e ardhshme politike brenda Partisë Demokratike.

 

More in AKTUALITET, LAJME
“Ish-deputeti i PD, drejtor Transporti, si u rekrutua Fufi”? Rama ka një këshillë për gazetaren

Kryeministri Rama ka dale sot me nje keshille per gazetaret qe ndjekin axhenden e qeverise ne mbledhjen e radhes ne...

Close