Shpjegimi i Kryemadhit për ndarjen e kufirit detar: Vendoset kompasi dhe rrotullohet…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas një heshtje të gjatë, u shfaq ditën e sotme në një komunikim pë gazetarët nga selia e  kësaj partie. Kryemadhi ndër të tjera, foli edhe për marrëveshjen e detit me Greqinë dhe ndarjen e kufirit detar. Kryemadhi ofroi një shpjegim mjaft origjinal që nuk e kishim dëgjuar deri më sot. Ajo tha se për ndarjen e detit vendoset kompasi në hartë dhe rrotullohet.

“Unë nuk jam eksperte për këtë gjë, sepse çështja e negociatave të marrëveshjes së detit, është çështje kompasti, vendoset kompasti dhe rrotullohet. Është çështje hartash. Nuk kam mbaruar shkollën as për hartografi, as për gjeometri, as për të vendosur kompastin, kam mbaruar specializimin tim. Nga e gjithë jeta ime politike kam kuptuar një gjë, që mos shkelja e ligjit një, qenia transparentë dy, i drejtëpërdrejtë dhe i sinqertë, janë disa elemente të cilët të shpëtojnë kokën dhe dinjitetin, fytyrën dhe emrin.”

Kryemadhi në fakt e pranoi se nuk e ka të qartë  se si bëhet ndarja e kufirit detar, edhe pse ajo është kryetarja e një partie politike dhe duhet të kishte marrë asistencë për çështjen. Shpresojmë që këto shpjegime kaq origjinale, të mos kenë përfshirë dhe pushtuar të gjithë familjen Meta, veçanërisht Presidentin, i cili ka një rol kyç në këtë marrëveshje.

/TPZ.AL/ 

 

More in KRYESORE, LAJME
Presidenti Trump shkarkon Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar nga posti i Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson. Mësohet se Trump e ka  zëvendësuar...

Close