Presidenti Trump shkarkon Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar nga posti i Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson. Mësohet se Trump e ka  zëvendësuar Tillerson, me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.

 Presidenti e ka njoftuar përmes rrjetit social “Twitter”,  shkarkimin e Tillerson. Ai e ka  falenderuar për shërbimin dhe ka thënë se Sekretari i ri i Shtetit, Pompeo do të bëjë “një punë fantastike”.

Ndërkohë, Mike Pompeo do të zëvendësohet nga Gina Haspel, e cila do të jetë drejtuesja e parë femër e CIA-s.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i tha BBC, se “Presidenti, donte të sigurohej për ekipin e tij, përpara bisedimeve të ardhshme me Korenë e Veriut dhe bisedimeve të tjera të lidhur me tregëtinë”.

More in BOTA, KRYESORE, LAJME
Teatri i ri Kombëtar, regjisori zbulon plagjiaturën: Projekti i skualifikuar për Operan në Korenë e Jugut

Një ditë pas prezantimit nga ana e kryeministrit Rama të projektit për Teatrin e ri Kombëtar, vepër e arkitektit danez,...

Close