Gabimet që nuk duhet t’i bësh kurrë gjatë intervistës për punë

Thoni “Kjo është puna e ëndrrave të mia”

Dhe nëse është vërtetë kështu, 69% e intervistuesve e konsiderojnë si një furçë dhe një klishe jo të sinqertë, të cilën e kanë dëgjuar kushedi se sa herë më parë.

Flisni keq për ish-shefin tuaj

Dhe nëse e urreni ish-shefin tuaj, jeni ju personi që nuk do të dukeni mirë nëse flisni keq për ish-shefin ose ish-kompaninë në të cilën punonit.

Pyesni për pushimet

Ndoshta mendoni t’i thoni drejtpërdrejtë shefit se ju dhe i dashuri juaj keni prenotuar pushime 9 ditore për në Karaibe. 69% e intervistuesve pranojnë se  intervista është një moment i keq, që të pyesni se kur mund te merrni pushime kur ju akoma nuk e keni fituar atë pozicion pune.

Pini ujë ose kafe

Mesa duket çdo gjë, përfshirë këtu dhe ujin nuk pëlqehet nga 79% e intervistuesve. Furnizohuni me dozën e kafeinës përpara se të shkoni në intervistë.

Jeni bërë seksi

98% e intervistuesve pranojnë se të veshurit shumë seksi është një faktor negativ mjaft i madh. Nuk po themi të maskoheni si e “shëmtuara Beti”, por mbani minifundin e ngushtë dhe këmishat e hapura të mbyllura në dollap. Në vend të tyre mbërtheni mirë kopsat.

Ndjeheni e afërt

Të kesh marrëdhënie të mira me shefin tënd të ardhshëm është shumë e rëndësishme gjatë intervistës, por kjo s’do të thotë të afroheni shumë. Ti flisni intervistuesit sikur po i flisni një mikut tuaj është një faktor mjaft negativ.

Vishni xhinse

Nuk ka rëndësi se sa tolerues është kodi i veshjes në zyrë, do dilni shumë keq nëse shkoni me xhinse. 95% e intervistuesve presin nga ju të vishni diçka më formale që t’i përshtatet intervistës. Nuk mund të shkoni thjesht me një fund të zi dhe xhaketë të bukur.

Nuk e fikni celularin

Një telefonatë e papritur ose mesazh mund të “vrasë” shansin e ngritjes në karrierë. Intervistat e punës nuk fillojnë me paralajmërime që të fikni telefonin siç ndodh në kinema, kështu që kujtoni veten.

Shkoni vonë

Nuk mund të kaloni klasën më një “O Zot I madh! Mu prish makina, ose kishte shumë trafik, ose zyra juaj është shumë e vështirë për t’u gjetur”. Intervistuesit i kanë dëgjuar këto shfajësime e shumë të tjera dhe për këtë arsye mendojnë se të shkuarit vonë është një problem shumë i madh. Nëse jeni tipi i “gjithmonë vonë” mundohu të parashikosh se çfarë mund të të bëjë vonë dhe kontrollo një ditë para intervistës.

Të ngjashme

More in Magazine
Si t’i pastroni këpucët e kamoshit në vetëm 2 min

Së fundmi këpucët e kamoshit janë mjaft “in”, por duhet ti ruani ato pasi po u bënë pis vështirë të...

Close