Erdogan tregon për herë të parë çfarë përjetoi gjatë puçit të 28 shkurtit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në dokumentarin “Zogjtë migrues” ka shpjeguar përjetimet gjatë periudhës së grusht shtetit postmodern të 28 shkurtit të vitit 1997, ndërsa tema e filmit shtjellon njerëzit që pësuan padrejtësi dhe të cilët për arsye të ndryshme u detyruan që të jetonin një jetë migruese, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga transmetuesi publik turk TRT, mbrëmë në rezidencën presidenciale është zhvilluar mbrëmja gala e dokumentarit “Zogjtë migrues”, tema e të cilit shtjellon përfshihet procesi i grushtit të 28 shkurtit.

Në dokumentarin “Zogjtë migrues” trajtohen përjetimet gjatë grushtit postmodern të 28 shkurtit dhe njerëzit që u përballën me diskriminim për shkak të ideve dhe besimeve të tyre, veçanërisht shamisë.

Dokumentari është i pari në fushën e tij për sa u përket pjesëmarrësve dhe temës, ndërkohë që presidenti Erdoğan, duke shpjeguar praktikat anti-demokratike të periudhës së 28 shkurtit, dha shembuj nga familja e tij për dëmet e përjeturara.

– “Kanë kaluar një jetë në pikëllime”

Të pranishme ishin edhe shpjegimet e dëshmitarëve dhe viktimat e kësaj periudhe, kryesisht edhe të presidentit Erdoğan.

Këtë periudhë, asht si unë dhe bashkëshortja ime, e kanë përjetuar edhe shumë familje të tjera. Ata që i dërguan fëmijët e tyre në shkolla pritën kthimin e tyre, ndërsa ata që nuk i dërguan mbetën gjithmonë të shqetësuar për arsyen se fëmjët e tyre nuk kishin mundësinë të arsimoheshin në universitete dhe për këtë kaluan një jetë gjithmonë në pikëllim. Por përfundimi i këtyre padrejtësive ka siguruar që edhe populli ynë të gjejë qetësinë“, tha Erdoğan.

Ndër të tjera Erdoğan ka theksuar se për shkak të mbulesës, shumë vajza u privuan nga e drejta për tu arsimuar.

I kujtoj shumë mirë ditët kur ato qëlloheshin me shkopinj gome nga policia dhe ditët kur atyre u lejohej të hynin në shkollë duke u hequr shamia nga koka. Presidentët dhe krerët e qeverive më pyesnin mua se ‘përse vajzat, djali juaj studiojnë në Amerikë?‘. Përgjigja ime ka qenë se vajzat tona fatkeqësisht nuk kanë të drejtën e arsimimit sipas besimit të tyre”, tha presidenti turk.

Filmi dokumentari “Zogjtë migrues” prej 80 minutash i përgatitur me një punë prej rreth një vit e gjysëm është plotësuar me intervista prej 22 orësh me 20 emra simbolikë të asaj periudhe, duke përfshirë edhe presidentin Erdoğan.

Së shpejti dokumentari i përgatitur nga shkrimtari dhe skenaristi Servet Aydemir do të transmetohet në ekranet e TRT-së dhe është planifikuar që të ndiqet me festivale dhe në shumë mënyra brenda dhe jashtë vendit.

Ndryshe, në shkurt të vitit 1997, ushtria u përfshi në rrëzimin e qeverisë së ish-kryeministrit të ndjerë, Necmettin Erbakan, për shkak të shqetësimeve të shprehura nga gjeneralët lidhur me programin e pretenduar islamik të qeverisë.

Qeveria e Erbakanit u detyrua të largohej pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Partia e tij Mirëqenia (Refah) më vonë ishte shpallur e jashtëligjshme. Një qeveri e re civile më pas mori përsipër pushtetin nga Erbakani në atë që u bë e njohur si grushti “postmodern” i Turqisë.

Shumë shkolla private dhe fondacione u mbyllën me dyshimin për lidhje me grupe fetare, ndërsa u ndalua roli i personave publikë fetarë në institucionet publike.

Ndalimi i shamisë ishte një nga masat më të spikatura pas grushtit postmodern të shkuritit, ndërkohë që shumë persona u përballën me dënime me burg.

Të ngjashme

More in BOTA
Zbulohet çfarë fshihet pas vendimit të Trump për të shkarkuar Tillerson

Në fakt, kjo lëvizje pritej prej muajsh. Që në dhjetor, New York Times kishte shkruajtur se Shtëpia e Bardhë kishte...

Close