E ardhur nga Amerika e Jugut, sekuestrohen 200 kg kokainë në portin e Livornos

Një sasi prej 200 kg kokainë është sekuestruar në portin e Livornos në Itali, port në të cilën kaluan tranzit edhe 613 kg kokaine të kapur pak kohë më parë në Portin e Durrësit.

Kokainë e kapur në Livorni vinte nga Amerika e Jugut dhe kishte destinacion Spanjën.

Policia financiare dhe ajo doganore e Portit të Livornos informon sot se në një konteiner të ardhur nga Amerika e Jugut më datë 9 mars 2018, janë sekuestruar rreth 200 kg kokaine pastër.

Droga ishte e ndarë në 200 pako prej 1 kg secila dhe ishte fshehur në disa çanta në brendësi të një konteineri me materiale skenografike i nisur nga Kili (San Antonio) e me destinacion Spanjën.

Vlera me shumicë e kokainës së sekuestruar përllogaritet të jetë 7 milionë euro, ndërsa e përpunuar e me pakicë do të silltë një përfitim prej 45 milionë euro.

Kokaina u zbulua falë analizës së riskut dhe seleksionimit të kryer nga autoritetet portuale ndaj të gjitha konteinereve me prejardhje nga Amerika e Jugut.

Antidroga italiane ka nisur një proces hetimor mbi zbardhjen e përgjegjësve të kësaj sasie të madhe lënde narkotike të sekuestruar.

More in BOTA, LAJME
Euro dhe dollari vazhdojnë rënien, shkaku: Shumë valutë cash në treg jashtë kontrollit

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie edhe gjatë ditës së sotme, duke vendosur një tjetër rekord të ulët...

Close