Brenda gardërobës së çantave me vlerë 1 mln $ të Kylie Jenner

Ajo është fokusuar në kujdesin dhe rritjen e vajzës së vogël Stormi, që lindi muajin e kaluar me të dashurin Travis Scott.

Por kjo nuk e ka ndalur Kylie Jenner të tregojë pasionin e madh ndaj modës, duke i ngacmuar fansat e saj me një pamje të rrallë të gardërobës së çantave gjatë fundjavës, teksa shfaqte ‘mundësitë e saj të shumëllojshme’ që ne i shohim vetëm në ëndërr.

Ylli 20-vjeçar pozoi brenda dollapit gjigant të mbushur nga dyshemeja deri në tavan me çanta dore, që vlerësohen të shkojnë në një vlerë prej 1 million dollarësh (£ 720,000).

Kylie shihet e veshur me një këmishë nate mëndafshi, para pasqyrës, ndërsa tregon koleksionin e saj të madh të çantave.

Ajo ka mbledhur të gjitha ngjyrat e mundshme të çantave dhe markave si  Hermes Birkin duke filluar me një çmim nga nga 16,650 dollarë deri në 34,700 dollarë.

Ndër markat e pafundme, gjen edhe Chanel, Dior, Gucci dhe Balenciaga.

Që kur u shfaq në “Keeping up with the Kardashians”, në moshën 9-vjeçare, Kylie ka fituar mbi 95 milionë ndjekës në Instagram dhe është një nga 10 njerëzit më të ndjekur.

Vlera neto e Kylie Jenner është rreth 50 milionë dollarë, sipas Forbes. Ajo renditet e 59-ta në listë, që do të thotë se fiton më shumë sesa Jennifer Lopez, Novak Djokovic dhe Ed Sheeran, por më pak se gjysmë motra e saj Kim Kardashian-West.

Array
(
    [ids] => 80200,80201,80203,80202,80199
    [src] => Array
        (
        )

)
More in LIFESTYLE
Ermal Hoxha në burg, Rezarta Shkurta tregon si e nis mëngjesin

Këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur Rezarta Shkurta është vazhdimisht në qendër të mediave rozë për postimet e saj provokuese, por...

Close