Rama flet për Bilalin që pagoi 80 mijë $ për foton me Obamën: Gaboi se nuk njihte ligjin…

Kryeministri Edi Rama, ka folur për herë të parë për personin që financoi fotografinë e tij me ish Presidentin Obama. Bilal Shehu, pagoi 80 mijë dollarë, vetëm që Edi Rama të hynte në një event ku merrte pjesë Presidenti Obama, në mënyrë që të fotografohej me të dhe ta shiste foton si një takim me Obamën në Shqipëri. Bilal Shehu u dënua për këtë veprim, sepse ligji amerikan ndalon financimet  nga persona të huaj për fushatat presidenciale.

Rama u shpreh se Bilali nuk e njiht ligjin amerikan dhe prandaj gaboi. Por kryeministri, nuk shpjegoi ku i gjeti Bilal Shehu, 80 mijë dollarë për të paguar për fotografinë e Edi Ramës. Ai tha se paratë nuk kanë dalë nga Partia Socialiste.

“Lobim do të thotë të ndikosh për të përcjell një mesazh. Në rastin në fjalë nuk ka krahasim. Rasti është i hetuar, i gjykuar dhe i përfunduar. Zotëria, të cilit i është përfolur emri, ka pranuar fajësinë sepse nuk ka njohur ligjin amerikan dhe e ka shkelur. Pranoi fajin e tij dhe kaq. Për çështjen në fjalë, nuk ka patur të bëjë me asnjë lloj financimi nga ana ime apo e Partisë Socialiste. Ka emër dhe mbiemër,  e ka marrë përsipër shkeljen që ka bërë. Për fat të keq është ndodhur në shkelje të ligjit amerikan.”

Rama tha se rasti i Bilalit nuk ka lidhje me skandalin e parave të paguara për PD-në nga disa shtetas rus.

Por pavarësisht këtyre përgjigjeve të çuditshme të Edi Ramës, ka një fakt kokëfortë që e lidh atë me shtetasin e dënuar, Bilal Shehu dhe kjo është prania e tij në një event ku nuk duhet të ishte dhe fotografia me Obamën (shih foton më poshtë).

/TPZ.AL/ 

More in KRYESORE, LAJME
Grabiti dhe përdhunoi fqinjën, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 25 vjeçar shqiptar është vënë në pranga pas dyshimeve për grabitje dhe përdhunim. Mediat vendase shkruajnë se një vit...

Close