Meta takon ikonat e gazetarisë radiofonike, jep mesazhe edhe për sportin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndihet i privilegjuar nga takimi me ikonat e radios shqiptare ndër vite, rastin e Ditës Botërore të Radios.

“Të dashur miq, me rastin e Ditës Botërore të Radios, ishte kënaqësi e privilegj të takoja sot ikonat e radios shqiptare ndër vite, jo thjesht për të përkujtuar një datë simbolike, por edhe për të vlerësuar në radhë të parë kontributin e tyre dhe të gjithë drejtuesve, gazetarëve e komentatorëve të mrekullueshëm, por edhe teknikëve të palodhur të radios, që sot nuk janë më midis nesh.

Viti i UNESCO-s për Radion dhe Sportin, duhet të shërbejë për t’u bërë thirrje të rejave e të rinjve shqiptarë të merren me sport, larg veseve, larg varësisë ndaj drogës dhe simulantëve të tjerë, larg obezitetit dhe vetë-izolimit”, shkruan Kreu i Shtetit në faqen e tij në Facebook.

 

Array
(
    [ids] => 69676,69678,69677
    [src] => Array
        (
        )

)
More in AKTUALITET, LAJME
Hajdutët bëjnë namin me televizorë plazma, 15 të vjedhur në Rrogozhinë dhe Rubik

Tre biznese janë vjedhur gjatë natës mes së hënës dhe të martës në Tiranë, Durrës dhe Mirditë, ndërsa për të...

Close