Baristit shqiptar i sekuestrohet arsenal armësh dhe droge

Kapet shqiptari me një arsenal armësh dhe drogë, në shtëpinë tij. Pas një kontrolli në banesën e tij Policia italiane e ka vënë në pranga shqiptarin të cilit i janë gjetur mbi 17 kg drogë dhe një arsenal armësh në shtëpinë ku jetonte.
20 vjeçari jetonte në komunën Barlassina në provincën e Milanos dhe punonte si barist në një nga lokalet e Milanos.

Por njëkohësisht punës si barist, ai shiste edhe drogë e armë. Përveç kokainës dhe heroinës, policia gjeti dy mitralozë, një pistoletë gjysëm automatike, një revolver dhe municion për të gjitha armët. 20 vjeçari, emri i të cilit nuk dihet, u arrestua edhe me dy bashkëpunëtorë të tij po shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës dhe armëve.

More in BOTA, LAJME
Presidenti Meta takon delegacionin e PE, zbardhet biseda mes tyre

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim delegacionin e Parlamentit Evropian që merr pjesë në takimin e 12-të...

Close