VIDEO/ Shpërthen Bujar Asqeriu: Vendin e drejtojnë hajdutët, zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre!

Aktori i mirënjohur, Bujar Asqeriu ka dalë në një konferencë shtypi, sëbashku me artistë të tjerë, për të denoncuar kushtet e mjerueshme ku ndodhen artistët, tentativën për të zhvendosur teatrin dhe ndryshimet për ligjin e artit dhe kulturës.

Asqeriu ka shpërthyer ndaj zyrtarëve dhe qeveritarëve të korruptuar, duke thënë se ata vjedhin vendin, pasurohen vetë dhe kjo është arsyeja përse nuk ka më para për artin dhe kulturën.

“Një artist, më i miri i yni, merr rrogën më të ulët se një nënpunëse e rëndomtë e Ministrisë së Kulturës. Ky është vlerësimi që i bën shteti ynë, Ministria e Kulturës, artistëve, që luftojnë me gjakun, djersën dhe mundin e madh në skenë. Jo më kot, kolegët tanë të nderuar, artistët tanë të mëdhenj, ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk u kujdes për ta. Askush nuk pyeti për ta, askush nuk e çau trapin për ta. Ata ikën me një barrë pengjesh në shpirt dhe këto pengje të tyre ne duhet t’i ngremë me të madhe. Bujar Lako jetonte në një dhomë e kuzhinë, 50 metra katrorë, artisti ynë i madh, kurse qeveritarët tanë, kanë vila nga 5 milionë, nga 10 milionë euro. Kjo është drama e madhe e këtij vendi. Kjo është drama, këtu udhëheqin hajdutët. Këtë vend e drejtojnë hajdutët miqtë e mi, prandaj nuk mbetet lek për artistët.”

Asqeriu e ka mbyllur fjalën e tij duke thënë: -“Zoti i paftë ata, ata dhe fëmijët e tyre, që kanë vjedhur djersën dhe gjakun e këtij vendi”. /TPZ.AL/ 

VIDEO: 

 

 

More in KRYESORE, LAJME
Çështja Tahiri, zbulohet lëvizja e re e Partisë Demokratike

Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen “Tahiri”. Burimet nga selia blu i thanë Panorama se...

Close