Debati për ndarjen e Kosovës, Thaçi: Kjo ide ka vdekur!

Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi, gjatë një konference për media, së bashku me presidentin slloven, Borut Pahor, u pyet për shkëmbimin e territoreve apo ndarjen e Kosovës, për të cilën është raportuar se pikërisht Thaçi është në dijeni,

“Idetë e tilla nuk sjellin paqe as stabilitet, nuk janë të institucioneve të Kosovës”, është shprehur kreu i shtetit të Kosovës. Ndërsa, ai ka treguar se idetë për ndarjen e Kosovës kanë ekzistuar edhe më herët, por për të kjo është destabilizuese dhe e dëmshme për Kosovën.

“Kjo është gjë e vdekur. Ka pasur ide për ndarje më herët, por unë kam qenë i qartë, respektimi i integritetit territorial është tejet i rëndësishëm”, ka thënë Presidenti Thaçi.

More in BALLKAN
FMN: Rritja e pagave vështirëson hapjen e vendeve të reja të punës

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se rritja e pagave apo çdo punësim i ri, duhet të bëhet brenda limitit të...

Close