Roberto Saviano: Fashizmi po paralizon politikën në Itali

Gazetari dhe shkrimtari italian, Roberto Saviano, ka publikuar një shkrim në gazetën britanike “The Guardian”, ku flet për rrezikun e marrjes së pushtetit nga fashistët në Itali dhe urrejtjen që ata po nxisin ndaj emigrantëve, gjatë fushatës elektorale, për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Itali në mars.

Saviano ndalet tek sulmi terrorist që ndodhi në Macareta, ku u plagosën 6 emigrantë, një sulm i kryer nga një simpatizant i të djathtës ekstreme, i cili kishte qenë edhe kandidat i Partisë “Liga e Veriut”. Ai thotë se edhe media nuk e trajtoi ngjarjen si një sulm terrorist të inspiruar nga fashizmi.

“Përse media italiane e pati kaq të vështirë ta përkufizonte këtë ngjarje, si një sulm terrorist të inspituar nga fashizmi? Mu kujtua menjëherë, një postim në Twitter, i Matteo Salvinit, liderit të Ligës së Veriut, partia ksenofobe në koalicion me Silvio Berlusconin në zgjedhjet e ardhshmë. Ai kishte postuar 2 ditë përpara sulmit, lidhur me një vrasje që kishte kryer një emigrant: “Çfarë po bënte ky krimb në Itali? E majta i ka duart me gjak”. Frymezuesi i sulmit në Macerata, është Mattero Salvini, i cili për vite me rradhë ka mbjellë urrejtje, pa menduar aspak për pasojat e fjalëve të tij. Po media dhe politikanët e tjerë, përse ishin kaq të tulatur?”


Në foto, momenti i arrestimit të Luca Traini, personi që hapi zjarr mbi emigrantët afrikanë. Ai mbante veshur flamurin italian.(Reuters)

“Fenomenet sociale gjithmonë shfaqen në momente krizash. Urrejtja ndaj të huajit, është rezultati i një koktejli toksik, të politikës së keqe, informacionit të papërgjegjshëm dhe krizës ekonomike. Tashmë në Itali, i gjithë durimi ka humbur dhe një klimë fushate e pambarimtë, ka prodhuar një fenomen të cilin duket se askush nuk mund ta kontrollojë: e gjithë klasa politike është fokusuar tek çështja e emigracionit. Emigrantët perceptohen, si arsyeja e zgjatjes së krizës ekonomike dhe gjithashtu si një risk për sulme të mundshme. Por duhet të theksoj se i vetmi sulm,që prodhoi një masakër të vërtetë, është kryer nga një Italian, ndaj të huajve”.

Saviano thotë se klasa politike është paralizuar dhe nuk ka reaguar ndaj ksenofobisë dhe urrejtjes, për shkak të frikës se mund të humbasë vota. Ai mendon se e gjithë klasa politike ka humbur substancën dhe kontaktin me botën reale.

“Pas sulmit, ndodhi diçka që nuk kishte ndodhur në asnjë vend tjetër të Europës: Matteo Renzi, kryetari i PD dhe Luigi Di Maio, lideri i M5S, udhëzuan të vetët që të heshtnin për ngjarjen. Përse? Për të mos humbur votat e elektoratit ksenofob: kjo është frika e tyre, pasojë e një sistemi politik të pakuptimtë”.

“Luka Traini, terroristi që hapi zjarr mbi njerëzit, vetëm se ata ishin emigrantë Afrikanë , kishte qenë kandidat i Ligës së Veriut. A do të thotë kjo që partia e Salvinit, po vendos kriminelë dhe ekstremistë të dhunshëm si kandidatë në zgjedhje? Absolutisht jo – kjo na mëson një gjë tjetër, që është e vlefshme për të gjitha partitë, se ato nuk kanë më substancë, se nuk mund të vendosin kandidatë që njohin komunitetin, sepse e kanë humbur kontaktin me botën reale”.

/TPZ.AL/ 

More in KRYESORE, LAJME
Fitorja në Sanremo, De Biazi: I lumtur për Ermal Metën, kushëriri im e ndihmoi me vota

Xhani de Biazi, ish-trajneri i shquar i Kombëtares shqiptare, që sot ka edhe nënshtetësinë tonë, është kënaqur që Ermal Meta...

Close