Ermal Meta, ja cili është emigranti fierak, fituesi i “Luanit të artë” të Sanremos

Ermal Meta dhe Fabricio Moro janë fituesit e edicionit të 68-të Festivalit Muzikor të Sanremos, në Itali, duke marrë edhe kurorën dhe “luanin e vogël të artë’, që tradicionalisht u jepet fituesve.

Ermal Meta (36 vjeç) dhe Fabricio Moro (42 vjeç) lanë pas në vend të dytë dhe të tretë, respektivisht Lo Stato Sociale me këngën “Una vita in vacanza” (Një jetë në pushimë) dhe Annalisa (Monda para teje). Në natën finale morën pjesë 20 këngë.


Dy kantautorët, ai shqiptar, Meta, dhe ai italian, Moro, morën votat edhe të jurisë dhe të publikut, me këngën “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), duke fituar edhe të drejtën për të përfaqësuar Italinë në Festivalin Europian për vitin 2018 në Lisbonë, Portugali.

Italia është një nga shtetet themeluese të Eurovision Song Contest dhe ka marrë pjesë në kompeticionin e parë në Lugano në vitin 1956. Ajo e ka fituar atë dy herë: 1964 (Xhiljola Çinketi) dhe 1990 (Toto Kotunjo).

Por, cili është Ermal Meta, emigranti i dikurshëm nga Fieri, që sot ka pushtuar jo vetëm mediet italiane dhe shqiptare, por dhe ato ndërkombëtare?

Ermal Meta, i lindur më 20 prill 1981 në Fier, jeton në Itali qysh nga mosha 13 vjeç, ku mbërriti në Bari, në rajonn e Puljas, së bashku me familjen e tij.

Ai mbërriti në Bari me nënën, vëllain dhe motrën, duke shkëputur çdo raport me babain, të cilin, sipas medieve italiane, ai konsideronte një përson të dhunshëm.

I rritur duke dëgjuar muzikë klasike – nëna e tij është një violiniste profesioniste – nisi të luajë në pianoforte dhe të luajë në kitarrë.

E nisi karrierën e tij muzikore duke bërë kitaristin në grupin muzikor italian, “Ameba4”, me të cilin mori pjesë në seksionin e të rinjve në Festivalin e Sanremos (2006), me një këngë “Rido… forse mi sbaglio”. (Qesh… ndoshta gabohem). Sërish me “Ameba4”, incizoi një album për “Sucar Music”, të shtëpisë diskografike Katerina Kazeli.

Pak pas daljes së album it, në vitin 2007, Meta themeloi “La Fame di Camilla”, që midis viteve 2009-2012 nxori tre disqe.

Pasi shkroi këngë për shumë artistë italianë – përfshirë Marko Mengonin, Ema Marronen dhe Françeska Mikielim, ai nisi karrierën e tij si këngëtar “solo”, duke nxjerrë tre albume: “Umano” në 2016, “Vietato morire” në 2017 dhe “Non abbiamo armi” në 2018.

Ermali u rendit i tretë në seksionin e të “të ardhurve të rinj” të Sanremos në vitin 2016 me “Odio le favole” (I urrej përrallat) dhe gjithashtu të tretin në kompeticionin kryesore të Sanremo 2017 me këngën “Vietato morire” (E ndaluar të vdesësh), duke marrë Çmimin e Kritikës “Mia Martini”.

Ermal Meta në vetëm tre vite në Itia ka marrë 6 disqe platini dhe 4 ari.

More in KRYESORE, LAJME, Magazine
Ramush Haradinaj kundër Thaçit e Ramës për ndarje të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër idesë për ndarje të Kosovës. Shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka...

Close