Sekuestrohen 1.4 milion euro pasuri të grupit kriminal në Lezhë

Policia bëri të ditur se sekuestroi 15 pasuri me vlerë 1.45 milionë euro të një grupi kriminal në Lezhë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Ky grup ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni dhe iu vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme.

Janë 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant; 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila); 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2 dhe 9 automjete luksoze.

Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve: P. S., 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;  V. S., 29 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni dhe A.S., 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Holanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.

/TPZ.AL/

Array
(
    [ids] => 66479,66478,66477
    [src] => Array
        (
        )

)
More in AKTUALITET, LAJME
Serbia kërkon ndarjen e Kosovës, pa njohjen e saj nuk pranohet në BE

Serbia duhet të kërkojë një marrëveshje për ndarje me Kosovën fqinje në mënyrë që t’i jepet fund një mosmarrëveshjeje që...

Close