1.4 milionë euro, sekuestrohet pasuria e ish-të dashurit të Viola Spiros

Më 16 nëntor 2017, Policia e Firences në Itali zhvilloi një operacion anti-drogë, për të çmontuar një organizatë kriminale të specializuar në trafikun e drogës nga Holanda drejt Italisë.

Valentin Selaj, 29 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, ishte edhe kreu i këtij grupi kriminal. Ai është edhe i dashuri i moderatores së njohur sportive, Viola Spiro.

Sot, Policia bëri të ditur se sekuestroi 15 pasuri me vlerë 1.45 milionë euro të një grupi kriminal në Lezhë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Pasuria e tij është marramendëse: 1 milionë e 450 mijë euro. Janë 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant; 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila); 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2 dhe 9 automjete luksoze.

Pronat u përkisnin edhe dy vëllezërve të tij: P.Selaj dhe A.Selaj.

Ky grup ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni dhe iu vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme.

/TPZ.AL/

Array
(
    [ids] => 66493,66494,66478,66477,66479,29883,29889,29890,25726,29891,65515,44063
    [src] => Array
        (
        )

)