Skandali i mbjelljes fiktive të Pemëve në Vlorë, 618 mijë euro dëme

Një nga projektet që mori më shumë vëmendje në mandatin e parë të qeverisë Rama ishte Lungomare në Vlorë. Qëndrimet ishin të ndara në dy kampe: kahu i atyre që e cilësuan si një projekt të jashtëzakonshëm për qytetin bregdetar dhe kahu i atyre që shprehën shqetësimin se përveç trafikut të rënduar asgjë e mire nuk do vinte.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe konktetisht  “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare në zbatimin e projekteve “Gjelbërimi i shëtitores së vijës bregdetare të Vlorës” dhe “Mbushja me rërë e Plazhit Vlorë”. Raporti i KLSh ka nxjerr në pah një seri problematikash por edhe një fakt interesant. Gjelbërimi i Lungomares nuk ka qenë dhe aq modest pasi kap një vlerë 618 mijë euro por problemi qëndron në faktin qe numri i pemëve të planfikuara për mbjellje është më i ulët se plani fillestar por ndërkohë fondi është shpenzuar i gjithi. Përpos këtyre mungojnë edhe tre palma të llojit Washington.

 

Konstatimi i KLSh për gjelbërimin

Dy lloj pemësh janë vendosur paraprakisht për gjelbërimin e shëtitores së vijës bregdetare.

“Projekti i objektit “Gjelbërimi i shëtitores së vijës bregdetare Vlorë”, hartuar pa kontratë nga shoqëria I, është pjesë e projektit “Vija bregdetare e

Vlorës, Lungomare”, i cili në përmbledhësen e preventivit, për pjesën e gjelbërimit ka vetëm dy zëra pune:

  1. Pemë tipi pinus halepensis me lartësi 600 cm (830 pemë x 600 euro/pemë), 498,000 Euro
  2. Pemë pseudoacacias (300 pemë x 400 euro/pemë), 120,000 Euro

Në total 618,000 Euro ose rreth 86,520,000 lekë, aq sa është përcaktuar fondi limit i këtij objekti. Pra përllogaritja e fondit limit nga Autoriteti Kontraktor është bërë sipas projekt- preventivit “Vija bregdetare e Vlorës, Lungomare”, pjesa e gjelbërimit.

Në preventivin e hedhur në tender përcaktohen 662 pemë pinus halepensis, ose 168 pemë më pak se projekti fillestar (168 x 55000 lekë/pemë = 9,240,000 lekë të parashikuara për tu investuar më pak) dhe 364 pemë pseudoacacias, ose 64 pemë të parashikuara për tu investuar më shumë se projekti (64 x 16780 lekë/pemë = 1,673,080 lekë të parashikuara për tu investuar më shumë).

Nga sa sipër, në këtë objekt, me te njëjtën vlerë të preventivuar nga projektuesi, janë prokuruar 8,166,080 lekë (-9,240,000+1,673,080) volume punimesh më pak se projekti, i cili konsiderohet efekt negativ në Buxhetin e Shtetit” thuhet në raportin e KLSH/ Revista Monitor.

More in AKTUALITET, LAJME
Janari, muaj tritoli

Sulmet me eksploziv në vend kanë njohur një rritje drastike këtë fillim viti, duke iu rikthyer shifrave të frikshme të...

Close