Afera ARMO/ Bushati debaton me Sulajn: Ku është amerikani që na prezantoi Rama?! (video)


Biznesmeni Besnik Sulaj, ka ndërhyrë nëpërmjet një lidhje telefonike, në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku po diskutohej afera ARMO. Analisti Andi Bushati, e ka pyetur Sulajn, lidhur me amerikanin që propagandonte kryeministri Rama në vitin 2013, si personi që do të merrte ARMO-n për ta zhvilluar, pas zhytjes në borxhe nga pronari paraardhës.

Por biznesmeni ka dhënë një përgjigje të çuditshme. Ai ka thënë se amerikani, ndodhet në Amerikë dhe se ai nuk kupton shqip. Bushati e ka pyetur Sulajn, se si ka mundësi që sa herë shqiptarët kërkojnë amerikanin, në ekran shfaqet biznesmeni Sulaj. Sipas Bushatit, sa herë shqiptarëve u paraqiten amerikanë dhe të huaj që do “shpëtojnë vendin”, duhet të jenë të sigurtë se ata janë thjeshtë një maskë për të fshehur grabitjen që u bëhet pronave dhe aseteve publike nga politikanët dhe klientët e tyre.

VIDEO:

Emisioni i plotë:

/TPZ.AL/ 

 

 

More in KRYESORE, LAJME
Ruajnë të burgosurit, por 150 policë janë me dëshmi penaliteti false

Një skandal ka dalë në dritë së fundmi pasi rezulton se nga verifikimi i punonjësve të policisë së burgjeve, 150...

Close