X

Deklarata shokuese e ekspertit: Taçi e mori ARMON për të siguruar kredi, jo për ta zhvilluar (video)


Eksperti i ekonomisë, Panajot Soko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua privatizimi dhe afera e kompanisë ARMO, bëri një deklaratë shokuese. Ai u shpreh se Rezart Taçi, nuk e kishte marrë ARMO-n për ta zhvilluar, por vetëm për të marrë kredi nëpërmjet saj.

“Ka pasur një biznes plan, që të përdorohej aseti i saj [Armos-s]. Përdoruesi fitonte 300 milionë dollarë nëpërmjet kredive, të cilat i merrte dhe nuk i kthente më.  ARMO u shit sikur po bëhej privatizimi, por u përdor për të marrë kredi në banka.
Qëllimi nuk ishte për të përdorur naftë, por u përdor për të marrë kredi”, – tha Soko.

Emisioni i plotë:


/TPZ.AL/