Zuckerbergut i ndodh gjëma, ja sa miliardë humbi pasi “fundosi” bizneset në Facebook

Mark Zuckerberg, pronari i një prej rrjeteve sociale më të mëdha në botë, ka humbur 3.3 miliardë dollarë nga pasuria e tij ditën e sotme.

Kjo rënie erdhi pas vendimit që t’u jepte rëndësi më shumë postimeve të miqve dhe familjarëve në profilin e një personi, se sa të agjencive të lajmeve dhe bizneseve.

Sipas Bloombeg, pasuria e tij kap vlerën e 74 miliardë dollarëve.

Kjo do të thotë se miliarderi spanjoll Amancio Ortega është mbivendosur në vendin e katër të listës së personave të më pasur në botë.

Zuckerberg ka deklaruar se kjo metodë do të jetë gjë ë mirë për përdoruesit e Facebook dhe bizneset.

Por me sa duket, tregu nuk bie aspak dakord me vendimin e miliarderit.

 

More in LAJME, Magazine
Shqiptarja e “Fast and Furious”: Aktorëve u pëlqen gjuha shqipe, me pagën e 1 muaji jetova 1 vit

Ka luajtur për krah aktorëve të mëdhenj si Vin Diesel, Charlize Theron, Jason Statha, por aktorja shqiptare Erigerta Deda ka...

Close