Zheji: Basha bëri pakt me Ramën për të marrë 13 milionë eurot e pallatit


Analisti Artur Zheji, në një editorial në portalin “360 gradë”, hedh dyshimin se kryeministri Rama ka bërë marrëveshje me kryetarin e opozitës  Basha, për dëmshpërblimin 13 milionë euro, të pallatit në Vlorë. Zheji thotë se Rama është një mjeshtër në korruptimin e njerëzve dhe se ky tranaksion financiar, bëhet pikërisht në prag të protestës së opozitës.

“I gjithë ky transaksion financiar i majmë, bëhet sot në sy të të gjithëve dhe në prag të protestës së Opozitës, duke sjellë sigurisht një trishtim të madh, sepse ndjejnë me dhimbje e deri në kockë aromën e thartuar të biznes-politike shqiptare. Rama, në strategjinë e vet të pushtetmbajtjes, është bërë tashmë një mjeshtër i madh, në korruptimin e shpirtrave njerëzorë dhe në korruptimin e kundërshtarëve të tij politikë në rradhë të parë. Në këtë grackë, duket se ka rënë edhe Basha dhe jo vetëm kësaj rradhe. Sepse tundimi është i madh dhe sepse shpresa që ky popull, është kështu si është, të gjithë aktorët politikë mendojnë shumë dukshëm për xhepin e fryrë të ekonomisë së tyre familjare.”

/TPZ.AL/ 

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Rama tallet me gjatësinë e Braçes: Shpëtuam kalamajtë e vegjël si Erion Braçe!

Kryeministri Edi Rama, duke paraqitur arritjet e qeverisë nga Rrësheni, ka bërë një batutë dhe është tallur me gjatësinë e deputetit...

Close