Vendim historik në Arabi, për herë të parë gratë lejohen të shkojnë në stadium

Arabia në vitet e fundit është duke ndërmarrë një sërë reforma në disa sektorë, ku pikëpamjet janë bërë më liberale.

Ditën e sotme parlamenti arab për herë të parë vendosi që gratë do të pranohen në stadiume.

Lajmi është bërë i ditur nga Arab New dhe është pjesë e procesit të reformës të iniciuar nga princi i ri i kurorës Muhammed ben Salman.

Autoriteti i Përgjithshëm i Sporteve Saudite beson se gratë do të zënë 7,500 vende në sektorin e rezervuar për to në stadiumin ndërkombëtar të mbretit Fahd në Riad.

Në të njëjtën kohë, kreu i Federatës së Sporteve të Arabisë Saudite, Raja Al Sulami, tha se 14 mijë vende ishin të rezervuara për gratë në stadiumin e Jeddah.

Të ngjashme

More in LAJME, SPORT
Tmerr në Hawaii, transmetimi Tottenham – Everton ndërpritet pas alarmit të bombës

Ky është momenti i tmerrshëm kur transmetimi i ndeshjes së Tottenham ndaj Everton është ndërprerë në Hawaii pas një alarmi...

Close