Rrëfehet Tare: Për suksesin tim i detyrohem presidentit, ja pengu im…

Igli Tare ka folur në një intervistë për “Il Messaggero”, duke rrëfyer disa nga arritjet e punës së tij te Lacio dhe pengun e karrierës.

Rinovimi i kontratës?

Rinovimi i kontratës është formalitet, është gjëja e fundit që mendoj. Presidenti Lotito beson tek unë dhe unë te ai.

Sukseset në merkato?

Kam mësuar nga eksperienca, sepse në fillim nuk më besonte askush. Është merita e presidentit që pa diçka te unë që në fillim.

Vështirësitë?

Ato më kanë bërë të eci përpara. Sa më shumë më kritikojnë, aq më i fortë bëhem, kështu jam unë. E dija që herët a vonë do ti shikoja frytet e punës time.

Afrimi më i mirë?

Pa diskutim Sergej Milinkoviç Saviç. Është një nga të rinjtë më të mirë në qarkullim.

Pengu i karrierës?

Pengu im është Kavani, sepse kur ishte te Palermo nuk i kishim mundësitë që ai të kalonte te Lacio.

Ekipi aktual i Lacios?

Është ekipi më i fortë në këto 10 vitet e fundit, por duhet punuar ende. Duhet që ambienti të jetë i bashkuar. De Vrij do të qëndrojë. Pranojmë kritike, por nga ato që nuk janë dashakeqëse.