Rama tallet me gjatësinë e Braçes: Shpëtuam kalamajtë e vegjël si Erion Braçe!

Kryeministri Edi Rama, duke paraqitur arritjet e qeverisë nga Rrësheni, ka bërë një batutë dhe është tallur me gjatësinë e deputetit Erion Braçe.

Rama u shpreh se ka shpëtuar “fëmijët e vegjël si Erion Braçja”, nga pesha e rëndë e çantës, duke reduktuar lëndët nga 6 në 3.

“Kalamaj të vegjël si Erion Bracja, mbanin çanta të mëdha. I krijonin fëmijëve një problem shumë të madh.Opozitës nuk i shkoi mëndja. As ekspertëve të mëdhenj. Halli i disa prindërve i çoi tek një zgjidhje e thjeshtë e propozuar nëpërmjet platformës.”

Nuk është hera e parë që kryeministri merret me pamjen fizike të deputetëve.

/TPZ.AL/ 

More in AKTUALITET, LAJME
Plas “bomba” në futbollin italian: Blerja e Milanit u përdor për të ricikluar paratë

Në futbollin italian plas një skandal i ri dhe ka të bëjë me blerjen e Milanit nga kinezët. Dyshohet për...

Close